Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ka ngrica në rrugë, ja akset ku duhet të lëvizni me zinxhirë

11:25 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngngngng
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperaturat e ulëta janë në të gjithë territorin shqiptar, në disa raste duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Problematike mbetet prania e akullit në rrugë, teksa po punohet për kriposjen e të gjitha akseve, ndërkohë që qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha rrugët e qarkut.

Në Qarkun e Shkodrës, temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero mbrëmjen e kaluar, por reshje dëbore nuk ka pasur. Në Qarkun e Kukësit ka pasur reshje të dobëta dëbore gjatë natës, në zonat e thella, si dhe ulje të temperaturave. Problematike mbetet prania e akullit në aksin Kukës-Ura e Zapotit, por qarkullimi vijon normalisht pa zinxhirë.

Në Qarkun e Dibrës ka pasur gjithashtu reshje të pakta bore, të shoqëruara me ulje të temperaturave si dhe prani akulli në rrugë. Problematike mbetet vetëm pjesa fundore e segmentit Ura e Çerenecit-Stëblevë, ku rekomandohet lëvizja me zinxhirë.

Rrugët nacionale Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Mat janë të kalueshme pa zinxhirë, ndërsa Qafë e Buallit-Krastë dhe Qafë e Buallit-Zona D kalohen vetëm me zinxhirë.

Zinxhirë duhen përdorur gjithashtu për qarkullimin në rrugët që lidhin njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Shupenzë, Zerqan dhe Fushë Bulqizë. Vështirësitë e qarkullimit në rrugët rurale kanë ardhur si pasojë e ngricave, pasi në to nuk është hedhur as kripë dhe as skorje.

Ndërsa në Qarkun e Elbasanit, të gjitha rrugët janë të kalueshme. Kalohet me zinxhirë vetëm në aksin Librazhd-Stëblevë, për shkak të ngricave.

Në Korçë, reshjet e borës kanë vijuar në të gjithë qarkun. Me zinxhirë kalohen akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Pustec dhe Qafa e Qarrit. Probleme ka pasur edhe në zonat e thella malore.

rruge zinxhire
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grevë e përgjithshme në Belgjikë kundër reformave qeveritare, dhjetëra mijëra persona në rrugë

22:00 / May 12, 2026

Elbasan/ Policia Bashkiake aksion për zhvendosjen e automjeteve “të harruara” në rrugë…

21:42 / May 6, 2026

Gjendet i pajetë në mes të rrugës mësuesi në Devoll, dyshohet se pësoi infarkt

22:58 / April 16, 2026

“Mbushet” Elbasani, mijëra qytetarë dalin në rrugët e qytetit për të festuar ‘Natën e Verës’

22:02 / March 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.