Nga sot “Spitali Amerikan 3” është gati për t’i shërbyer të gjithë pacientëve. Nën një ceremoni të veçantë inagurimi, kjo qendër e madhe shëndetësore hapi dyert për të ofruar
shërbime të specializuara, cilësore dhe me një infrastukturë tejet moderne.
I pranishëm gjatë përurimit të saj, ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili tha se shëndetësia është duke hyrë në një epokë t
ë re falë partneritetit të suksesshëm publik-privat.
“Do i lëmë autoriteteve spitalore fondet e menaxhimit. Përmes kësaj shëndetësia hyn në një epokë të re. E rëndësishme është që ne të garantojmë se autonomia spitalore të krijojë një sistem qe pavarësisht nga financohet, rregullat dhe procedurat për akreditimin dhe cilësia të jenë të unifikuara. Shërbimi do jetë i unifikuar në të gjitha aspektet. Për të gjithë ata që kanë problem alergjie me sipërmarrjet private, dua të them se rritja e këtyre shërbimeve është ilaç për të përmirësuar edhe shtetërorin,” nënvizoi kryeministri.
Shefi i qeverisë vendosi një paralele mes strukturave publike dhe jopublike, duke thënë se shteti do të mund të garantojë kujdes shënd
etësor falas edhe në këto spitale. Ai renditi të paktën 10 paketa mjekësore, ku shërbimet e tyre qytetarët i përfitojnë pa paguar asgjë.
“Jemi këtu në një strukturë private, tani më, ne kemi çelur një epokë të re ndërveprimi mes shërbimit publik dhe privat, pra epokë partneriteti mes qeverisë dhe sipërmarrjes private, kjo përkthehet me hapjen e një rruge që do shkojë duke u zgjeruar. Kush nuk ka mundësi të marrë shërbim tek privati, por që ka nevojë për këtë shërbim, këtë do ia paguajë shteti 100%. Deri më sot kemi 10 paketa 100% të financuara nga shteti edhe në spitalet jopublike, tani do shtohet”, u shpreh Rama.
Gjatë vëzhgimit të ambienteve të spitalit, kryeministri Edi Rama, u ul pranë një të moshuari me të cilin shkëmbeu një bisedë.
Pensionisti i tha Ramës se ndjehej i kënaqur nga shërbimet e fundit shëndetësore që ka marrë.
Veç falenderimeve që shprehu, i moshuari
i drejtoi me nota humori një shqetësim kryeministrit lidhur me çadrën e opozitës.
“Pata një problem në ardhje pasi na penguan çadrat,” tha pensionisti.
Ndërkohë, shefi i qeverisë nuk ja kursen batutën.
“Kanë hapur çadrat njerëzit se ka rënë shi, pa merak do dali dielli,” i tha Rama.
Edhe ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e konsideroi “Spitalin Amerikan 3” si tepër të rëndësishëm për qytetarët.
Të pranishëm gjatë inagurimit të këtij investimi, ishin edhe një sërë peronalitetesh të rëndësishëm nga skena publike e vendit. Nuk mungonin emra të rëndësishëm nga politika, shëndetësia, arti, media apo sporti.
Ky spital është cilësuar si një prej investi
meve më të mëdha të sistemit shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën më moderne në Ballkan.
E gjendur në rrugën “Sabaudin Gabrani” pranë “Fabrikës së Birrës”, kjo qendër shëndetësore është projektuar për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh.
Spitali Amerikan operon prej më shumë se një dekade në vendin tonë ku investimi total i tij arrin shifrat e 65 milionë Eurove.