Dy nga tre kandidatët në garën për Presidencën e Maqedonisë së Veriut, do të përballen në balotazh më 5 maj.
Në votimet e të dielës Stevo Pendarovski e Gordana Siljanovska Davkova mbërritën “rrotë më rrotë” në finish, duke fituar njëri 42.84% dhe tjetra, 42.24% të votave.
Diferencën mes tyre, me 10.57% e bëri Blerim Reka, i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës “Aleanca” dhe Lëvizja “Besa”.
Kjo do të thotë se i gjithë faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, si në mazhorancë e tani edhe ata në opozitë, bëhen përcaktues për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Rezultati i ngushtë i dy kandidatëve që dolën në raundin e dytë pasqyron dallimet e thella rreth marrëveshjes që qeveria e Zaev arriti me Greqinë për emrin e Maqedonisë së Veriut, e cila u kundërshtua nga VMRO-DPMNE në opozitë, që mbështet kandidaten Gordana Siljanovska Davkova.
“Jam i bindur se në raundin e 2 do kemi një president europian për shtetin tonë”, tha kryeministri Zaev. Me sa duket, ai beson se edhe opozita shqiptare do votojë këtë radhë për kandidatin pro europian, Stevo Pendarovski.
Postime te ngjashme
Add A Comment
