Dy të mitur, të moshës 14 vjeç, janë konfliktuar sot me njëri-tjetrin në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.
Si pasojë, njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.