Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas debati i fortë në emision mes Sejaminit dhe Bylykbashit: “Dilni duke qarë dhe ankoheni çdo ditë!”

22:37 / June 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bylykbashi sejamini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Neritan Sejamini ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, lidhur me qasjen që ka partia e Berishës pas humbjes së thellë të zgjedhjeve. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini deklaroi se në PD nuk ka reflektim dhe analizë për humbjen dhe nuk ka mbajtur askush përgjegjësi, ndërkohë që daljet e përditshme të drejtuesve të partisë me video që paraqesin “prova” të manipulimit të zgjedhjeve, i konsideroi jo serioze dhe “qarje” që nuk prodhojnë asgjë në elektorat. 

Nga ana tjetër, Bylykbashi kërkoi që fokusi të mbahet te manipulimi i zgjedhjeve, ndërkohë që ende nuk kanë një plan për reagimin që do të ketë partia pas humbjes. 

Neritan Sejamini: Jemi të bindur që ka patur parregullësi në zgjedhje dhe ato nuk kanë qenë zgjedhje të kulluara. Por, përse nuk bëni një raport ju, sesa dilni përditë me disa copa? Një parti politike gjykohet edhe se si reagon pas humbjes. Ju dilni qani dhe ankoheni çdo ditë. Ju bëni raport me ekspertë dhe na thoni si janë tjetërsuar votat. 

Oerd Bylykbashi: Në 2001 Berisha i rrëzoi zgjedhjet. Kam parë ambasadorë të ngazëllejnë pas deklaratës së parë të KQZ. Por, kam parë se si në vitin 2001 u lejua qeveria të masakrojë zgjedhjet me polici, me kandidatë fallco, me Dushkun.

Neritan Sejamini: Tani ti po bën histori të zgjedhjeve? O Oerd, jemi dakord me ty, Edi Rama ka vjedhur dhe ka bërë kërdinë. Çfarë do të bëni ju? I ka vjedhur Rama, tani vazhdojmë, ju çfarë do të bëni?

Oerd Bylykbashi: Se çfarë do të bëjmë ne, është një histori…

Neritan Sejamini: Jo jo, mos bëj histori!

Oerd Bylykbashi: Në vitin 2021, Basha thirri kryesinë…

Neritan Sejamini: Jemi lodhur me histori.

Oerd Bylykbashi: Basha thirri kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Çfarë bëri? Solli vendimin për të rizgjedhur veten. Unë kam kërkuar, ktheje mbrapsht këtë vendim, sepse nuk është koha për zgjedhje për kryetarin, por për ankimet në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor. Faza e dytë, analiza dhe pastaj zgjedhjet.

Neritan Sejamini: Kjo histori është e përsëritur. Këto ne i kemi dëgjuar edhe nga Lulzim Basha. Ne qytetarët, dëgjojmë çfarë thoni ju dhe na duken njësoj. Ju duhet të reagoni politikisht që të na ndikoni ne, të themi se jeni ndryshe dhe reagoni ndryshe. 
Ti thua, kam punët e mia dhe nuk ka lidhje me ju. Partia politike ekziston për të ndryshuar mendjet dhe zemrat e njerëzve, për t’i kthyer në vota. Nuk më thua dot mua, qepe se kemi ne ca punë tani. 
Çfarë masash dhe përgjegjësish keni marrë ju deri tani? Ky është muhabet…

Oerd Bylykbashi: Nëse ne nuk e bëjmë këtë tani, askush nuk merret më me këtë problem.

Debat neritan sejamini oerd bylykbashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.