Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Taksat për shtetin/ Gjermanët më të lumturit, po shqiptarët?

11:50 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se për shumë gjermanë është e pranueshme që shpenzimet e qeverisë të financohen nga taksat. Njerëzit në Shqipëri dhe në Mal të Zi janë shumë më skeptikë se gjermanët. Njerëz në Gjermani besojnë se qytetarët janë më të lumtur të paguajnë taksa për shpenzime publike se njerëzit në vendet e tjera. Në këtë përfundim arrin një studim i mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Ky lajm bëhet i ditur në një kohë kur ligjvënësit gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të rrisë investimet publike ose të ulë taksat përballë tepricës në buxhet.

Instituti më qendër në Bazel të Zvicrës Basel Institute of Commons and Economics ka publikuar shifra për 14 shtete, për faktin se sa dëshirë kanë qytetarët për të paguar taksa për infrastrukturën, shëndetësinë, edukimin dhe pronësi të tjera. Të pyeturit duhet të vendosnin në një shkallë nga 1-10.

Gjermania: 7.0

Kamboxhia: 6.7

Austria: 6.4

Kosova: 5.6

Bangladeshi: 5.5

Vendet e tjera ishin Pakistani: 5.2: Afghanistani: 5.2; Nepali: 4.9; Bosnjë-Hercegovina:4.7; Shqipëria: 4.5; Serbia: 4.1; Mali i Zi: 3.9: Brazili: 3.4; Maqedonia 3,2.

Si u përllogaritën këto shifra? Instituti i nxori kuotat kombëtare duke u bazuar në një sondazh të më shumë se 16.000 personave të pyetur në 141 vende, i tha Drejtori i Institutit Alexander Dill Deutsche Welle-s. Personat u pyetën që të rendisin vendin e tyre duke i dhënë një shifër midis numrit 1 dhe 10 pyetjes nëse “njerëzit i pranojnë taksat dhe kontributet për të financuar pronën publike”.

Për se do të përdoren këto të dhëna? Instituti e zhvilloi anketimin në një periudhë trivjeçare, i ngarkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të konstatuar pranimin nga njerëzit të shpenzimit të parave publike për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SdG). Është planifikuar që rezultatet për të gjitha vendet të publikohen në muajin mars. DW

Gjermania lumtur pesimiste Shqiptaret shteti taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet e reja për Këshillin e Sigurimit të OKB, Gjermania kërkon një vend

09:38 / June 2, 2026

Botërori 2026/ Gjermania, Nagelsmann dorëzon në FIFA listën paraprake të 55 lojtarëve me një surprizë në portë

22:32 / May 14, 2026

Reagon Berlini pas tërheqjes së 5000 trupave amerikanë nga Gjermania

11:44 / May 2, 2026

Trump nuk i del inati me Merz, SHBA lajmëron largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

08:15 / May 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.