Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Ramazanit dhe Runajt në Elbasan, zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë: Alibej na dha listë me personat që do të ekzekutonim

15:32 / June 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15BE1492 A8EC 46E8 9E33 2B18C2ABB5EB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Euglen Halili, i cili akuzohet bashkë me Xhuliano Hoxhën, për vrasjen e Rigers Runajn dhe të Emilano Ramazanit.

Gjatë relatimit të pretencës SPAK, u sqarua se emri i Halilit u zbulua si i përfshirë në dy krimet pasi një person e kishte parë atë në tavolinë me Rigers Runajn. Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici Euglen Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kishin marrë nga Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se i duheshin para për të jetuar. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb detaje të tjera nga seanca sot në GJKKO, ku u tha se Alibej e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin.

Bashkëpunëtori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin. Gjatë kohës së vëzhgimit të lëvizjeve të Ramazanit ai u kishte dhënë edhe shuma të tjera parash. Sipas prokurorisë, Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimit ishte kontaktuar Nuredin Dumani.

Sipas Halilit, Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin. Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si “masakra e Badasheshit” në dhjetor 2018. Në atë ngjarje u vranë vëllai, xhaxhi dhe një mik i familjes Alibej. Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhulianon. Ndërkohë, më 19 korrik të 2020-shit është tentuar të vritej Emiljano Ramazani në një lokal në Bradashesh, por nuk u realizua pasi në moment të fundit erdhën njerëz të tjerë dhe u ulen në tavolinë me ‘shenjestrën’. Emiljano Ramazani u ekzekutua një ditë më pas poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba të dala nga një pistoletë TT. Arma e krimit, sipas deklarimeve të Nuredin Dumanit është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të zhdukej çdo dyshim më drejtim të tij.

Sipas prokurorisë, Erjon Alibej një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej. Një tjetër detaj interesant ishte fakti qe telefoni i Emiljano Ramazanit, Iphone 7 i është bërë restart kthim në gjendjen fillestare në orën 17:17 minuta dhe nuk është përftuar asgjë nga ekspertiza. Po ashtu mësohet se pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej iu kishte lënë Halilit dhe Xhulianos ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Regirs Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ditë e ngjarjes pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Ata kanë pirë 3 cigare. Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.