Prokuroria e Posaçme (SPAK) mësohet se ka lëshuar urdhërarreste për disa persona këtë të mërkurë. Bëhet fjalë për pjesëtarë të dyshuar të një grupi kriminal.
Personat në fjalë akuzohen për pastrim të produkte të veprës penale e kontrabandë të mallrave në kuadër të grupit kriminal.
Po kështu mësohet se tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.