Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bindja Demokratike” zyrtarizohet nesër, ja emrat e bordit drejtues

17:23 / April 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astrit patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forca më e re politike, Bindja Demokratike, tashmë ka gati 3000 firma për t’u regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

Procedura ligjore pritet të formalizohet paraditen e së martës, që përkon edhe me afatin e fundit të regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 30 Qershorit.

Partia e re nuk e ka zyrtarizuar ende kryetarin e saj. Por Televizioni Klan mëson se ajo do të drejtohet nga ish-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Rudina Hajdari, që mendohej se do të ishte pjese e kësaj partie politike, mësohet se është tërhequr përkohësisht nga ky projekt.

Deputetja që kryeson grupin e ri demokrat në parlament pati një takim me Patozin të shtunën për të diskutuar mbi detajet e grupimit të ri politik, por burime të Televizionit Klan thonë se në momentin final, ajo ka hezituar për të qenë në krye të partisë dhe ka kërkuar më tepër kohë.

Këtë qëndrim, deputetja Hajdari e ka përforcuar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku pohon se nuk do të jetë në krye të kësaj partie dhe se angazhimi kryesor për të është kryesimi i grupit parlamentar demokrat në parlament.

Por Hajdari përshëndet krijimin e çdo forumi të ri politik, të cilin e sheh si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente, që sipas saj ka përfshirë vendin.

Teksa pritet zyrtarizimi i emrit të kryetarit, Bindja Demokratike ka formalizuar bordin e saj, në të cilin bëjnë pjesë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.

Astrit Patozi njihet si një ndër zërat më kritikë ndaj Lulzim Bashës. Ai ndërmori pak kohë më parë edhe një lëvizje për “Ringritjen e Partisë Demokratike”, që synonte demokratizimin e kësaj force politike.

Në këtë lëvizje, Patozi u mbështet nga ish-ministra e ish-deputetë demokratë. Nuk dihet nëse ata do ta mbështesin edhe në këtë projekt të ri politik, por mësohet se disa emra të njohur, të larguar nga Partia Demokratike po e shohin me interes këtë lëvizje.

Tv Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri i Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

11:48 / July 11, 2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, policia njofton kufizime të trafikut: Rrugët që do të bllokohen më 11 korrik deri në 24:00

08:12 / July 11, 2026

“Mijëra llogari false sulmuan bizneset shqiptare”, Rama: Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve

22:22 / July 10, 2026

Arratisja e një personi nga “arresti i shtëpisë”, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre

21:19 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.