David Baerten, një personazh i njohur në “TikTok” me 162.00 ndjekës, ka organizuar një shkaka të pazakontë për të parë se si do të reagonin të dashurit e tij pasi të ndahej nga jeta.
45-vjeçari nga Belgjika, i cili kishte kohë që nuk komunikonte me të afërmit e tij, sajoi vdekjen e tij dhe më pas u shfaq në funeral me një helikopter për t’i dhënë familjes së tij ‘një mësim jete’.
Ai mbërriti në funeral me një helikopter së bashku me një ekip xhirimi, ndërsa të gjithë të afërmit e përqafuan me lot në sy.
Shumë përdorues të mediave sociale e etiketuan veprimin e tij një “shaka mizore”.
