Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Po vidhen “Range Rover-at”, autorët me maska silikoni si Admir Murataj

19:10 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
range rover
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky është momenti kur në orët e para të mëngjesut të 3 qershorit ky automjet “Range Rover” model ‘evoque’ vidhet pranë Vorës.

Ora shënon 02 e 46 minuta dhe autorëve që duken në pamje dy persona, u duhen vetëm 80 sekonta për të çaktivizuar alarmin pasi kanë thyer xhamin e shoferit, e më pas për të ndezur automjetin.

Të vetëdijshëm se po filmohen nga kamera sigurie, autorët veprojnë të pa shqetësuar, pasi janë të kamufluar me maska silikoni, të ngjashme me ato që perdori Admir Murataj në supergrabitjen e rinasit, ngjarje ku mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur me policinë.

Autorët gjithashtu janë të pajisur me doreza për të mos lënë gjurmë.

Megjithëse kanë kaluar gati 2 javë, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar mekanizmin që është përdorur për të vjedhur me lehtësi automjetin e vitprodhimit të fundit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket edhe automjeti me të cilin kanë lëvizur autorët, një ‘audi A8’ i bardhë pa targa, i cili i shoqëron pas vjedhjes së “Range Rover-it”.

Euronews Albania mëson se pak ditë më parë një tjetër automjet Range Rover është vjedhur në të njëjtën mënyrë po në qarkun e Tiranës.

Në vitin 2021, shtatë automjete të tilla u vodhën në harkun kohor të pak muajve në disa qytete të vendit.

Në atë kohë autorët që dyshohet të jenë të njëjtët, arritën t’i shpëtonin një operacioni policor duke djegur pranë zonës së Tapizës një automjet që sapo kishin vjedhur.

Dyshimet janë që automjetet vidhen për tu shitur me qëllim për tu përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për tu ç’montuar për pjesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.