Rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, Presidenti Bajram Begaj e quan një akt provokativ që nix destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. Thirrja e Begajt për autoritetet e Kosovës, është që të mos bien ë pre e provokimeve dhe të japin kontributin e tyre për çtensionimin e situatës.
“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”,-shkruan Begaj.
