Presidenti Bajram Begaj vlerëson kontributin që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike
Në takimin me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe Bujar Osmanin gjatë punimeve të Forumit të Prespës për Dialog, Begaj u shpreh se kontributi i tyre është një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit.
Begaj publikoi në rrjete sociale foto nga ky takimin teksa shkroi se “kontributi që shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike është një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit”.