Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

10 arsye pse vajzat përfundojnë gjithmonë me atë “të keqin”

13:13 / June 17, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djemtë ndahen në dy kategori kryesore: të mirët dhe të këqijtë. Idealja mund të jetë një e mesme, por gjasat për të gjetur një të tillë janë më të pakta. Dhe ndërsa pyesim veten pse përfundojmë gjithmonë në krahët e të keqit dhe atë të mirin e çojmë diku nga fundi i listës së shokëve, renditëm të gjitha arsyet dhe për hir të së vërtetës do të zgjidhnim të keqin sërish e sërish e sërish.

Djemtë e mirë duken të shtirur!

Po po. Janë shumë të mirë për të qenë të vërtetë. Askush s’mund të jetë aq i mirë, vetëm nëse janë shenjtorë. Ata impenjohen më shumë për të qenë të mirë sesa për të qenë të vërtetë dhe gratë instiktivisht nuk u besojnë. Çunat e këqinj janë të vërtetë dhe hapin letrat mbi tavolinë. Ata të mirët s’duan t’i menderosin gjërat dhe thjesht aktrojnë!

Të mirët nuk kanë respekt për veten

Ti mund t’i refuzosh 100 herë, të përplasesh tek ata në një moment dobësie dhe pastaj të rikthehesh tek ish-i dashuri dhe ata kurrë nuk do të thonë asgjë. S’e kuptojmë çfarë duan të arrijnë, mbase t’ju vrasin me mirësi? Nuk vendosin kurrë kufij apo të bëjnë kërkesa të vërteta. Një djalë i keq nuk të lejon ta shkelësh me këmbë apo ta kontrollosh. Sado të na pëlqejë të kemi gjërat nën kontroll, kur dikë e kemi në dorë, a nuk bëhet automatikisht shumë i mërzitshëm?

Janë kaq të parashikueshëm (rrjedhimisht të mërzitshëm)

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë jetë të mërzitshme dhe të parashikueshme, prandaj tërhiqen nga njerëz që janë pak më emocionues dhe plot të papritura. Djemtë e këqij janë gjithmonë një sfidë. Të mirët jo. I parashikueshëm + aspak emocionues = Preferoj një djalë të keq.

Duam një djalë të keq, sepse duam ta ndryshojmë

Gratë dine të edukojnë. Megjithatë në vend ta bëjnë këtë me fëmijët, përfundojnë duke e bërë me djemtë e këqij, me idenë se dashuria e tyre do t’i shpëtojë dhe mbase kthehen në djem më pak të këqij. Këta na pëlqejnë më shumë.

Vajzat duan të ndihen të dëshiruara

Djemtë e mirë janë të qetë, të urtë, s’do ta prishin gojën kurrë dhe po kaq të fjetur duket se janë edhe në ndjenja. Ata zor se mund të shprehin dashurinë e flaktë që presim të dëgjojmë dhe ndjejmë, sepse janë thjesht shumë racionalë në gjithçka që bëjnë. ‘Unë të dua dhe mund të jetoj pa ty, por zgjedh të mos e bëj’. Kush e thotë këtë? A mund të dëgjojmë një ‘o me ty o rashë e vdiqa?’

Djemtë e mirë janë të dobët

Ne duam një burrë të fortë në krah, fizikisht dhe emocionalisht. Kush e do një mashkull të pasigurtë? Djemtë e këqij na dërgojnë në mënyrë të pavetëdijshme mesazhin se nuk kanë frikë të humbin dikë nga sjellja e keqe. Ata të mirët janë gjithnjë të trembur se do të humbin vajzën që kanë në krah. Aspaaaaak tërheqëse.

Të mirët duan përkushtim në lidhje

Mos na keqkuptoni, dhe ne e duam. Po dreqi ta hajë, s’mund të më prezantosh me mamin në takimin e parë. Pimë një gotë, bëjmë seks njëherë, pastaj shohim e bëjmë.

Të krijojnë idenë se s’janë të mire në krevat

Gratë mendojnë se një djalë i mirë thjesht s’është i mirë në shtrat. Të krijojnë idenë se nuk mund të marrin kontrollin dhe të mbarojnë punë. I keqi nga ana tjetër duket sikur e di mirë çfarë bën, madje bën mirë të shkosh në dhomë me një bllok të vogël për të mbajtur shënime, se mund të ketë shumë për të të mësuar.

Të këqijtë janë seksi dhe mjeshtra të fjalës

Në djalë i keq duket seksi…sepse është një rebel i vogël. Ai ka vetbesim dhe kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme për t’u dukur tërheqës para të tjerëve. Ata e dinë mirë çfarë të thonë dhe kur ta thonë, ndërsa një djalë i mirë me siguri do të fillojë të belbëzojë derisa t’ja nxjerrësh ti fjalët nga goja.

Djemtë e këqij të bëjnë të ndihesh e mbrojtur

Një djalë i keq në krahë është një shpatull ku mund të mbështetesh. Duket sikur me të mund të shkosh deri në fund të botës me not dhe s’ke as pse shqetësohesh, sepse do të jetë ai komardarja jote.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.