Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti: Në javën e ardhshme do të japim përgjigje për takimin në Bruksel

17:08 / June 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në fillim të javës së ardhshme do t’i japin një përgjigje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për takimin në Bruksel.

Ai u shpreh se ka kërkuar takim me urgjencë javën që shkoi, por tha se tani kanë kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë-pikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj u tha data 23, pastaj sërish data 22. Unë do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’ju japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se është i angazhuar në dialog me Serbinë, por tha se mungon sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe ankesit të implementimit. Ai tha se janë përkushtuar dhe janë kosntruktiv në dialog.

“Kurse në këtë dialog unë jam i angazhuar, por ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i ankesit të implementimit. Një sekuencim, i cili do të ishte i balancuar dhe fer e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u patë ofruar me datën 26 prill. Pra jemi të përkushtuar, jemi kosntruktiv, mirëpo, nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10. Unë i kuptoj që neni 7 dhe 10 janë nenet të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t’i përfshijë patjetër në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase”, tha Kurti.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka deklaruar më 15 qershor se javën e ardhshme do t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në një takim në Bruksel.

Albin Kurti Bruksel TAKIMI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.