Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Denoncimi për shpërthime në guroren në Krujë, vjen reagimi i policisë

16:00 / June 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gurorja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një denoncim të bërë, ku një banor i fshatit denoncoi për shpërthimet në një gurore. Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime.

Ndërkohë, banori që bëri denoncimin Kadri Voga ka reaguar sërish, duke thënë se shpërthimi ka ndodhur para tre ditësh dhe se ka bërë kallëzim në polici.

Ai ka shtuar se gurorja punon prej kohësh në mënyrë ilegale.

Reagim i DVP Tiranë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media i cili bën fjalë për disa shpërthime në një gurore në fshatin Halilaj, Krujë, ju sqarojmë se:

Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.