Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëna kërkon djalin e humbur në Francë, i gjendet i droguar poshtë një ure

19:02 / June 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
649074aa7ee65EMISIONI LIVE .01 15 40 06.Still006
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Falë publikimit të fotove të të riut nga Tirana Arbri Cërriku, “Pa Gjurmë” e gjen atë në Nancy të Francës. Këtë mesditë, e ftuar në studio nëna, Dashurie Cili, vajtoi mes dhimbjesh teksa pa pamjet filmike të të birit, i cili kishte përfunduar në një gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike.

28-vjecari, me një fizik tejet të dobët, u xhirua teksa po ecte me nje biçikletë i vetëm në rrugë nga një emigrante, e cila ishte ndjekëse e rregullt e emisionit. Teksa e ndaloi, ajo e njoftoi se nëna e tij po e kërkonte. Nga biseda e shkurtër, dallohej qartë që i riu kishte probleme me shëndetin mendor dhe fizik. Për më tepër ai u tregua mospërfillës dhe u largua me nxitim duke mos dhënë asnjë detaj për jetën e tij apo një numër kontakti.

“Ky është djali im. Sa qënka dobësuar, e zeza unë ka përfunduar shumë keq. Mua ma ndjente zemra se i kishte ndodhur diçka e keqe. Ai duket në video që nuk flet qartë dhe do vetëm të iki. Çfarë të bëj unë e zeza për djalin? ’- tha në studio duke qarë nëna teksa pa pamjet e të birit”

Moderatorja e programit, Odeta Dume, u lidh nëpërmjet telefonit me emigranten e cila kishte bërë kërkime për të mësuar më shumë rreth të riut.

Sipas saj, Arbër Cërriku ishte dëbuar nga qëndra e azilit ku strehohej, pasi kishte thyer rregullat. Si pasojë e përdorit të drogërave të rënda, ai ishte katandisur në një gjëndje të mjerueshme dhe kishte përfundur si endacak poshtë një ure në Nancy të Francës.

Nëna, mes lutjeve, kërkoi t’ia sillnin të birin në Tiranë ose ta fusnin në një qendër rehabilitimi në Francë.

“Mua më erdhi shumë keq për nënën e tij, kur pashë emisionin dhe menjëherë nisa kërkimet se e kisha parë Arbrin që endej rrugëve këtu. Ndaj e nisa edhe videon që nëna ta di që e ka gjallë. Unë do e ndihmoj Dashurinë, që djalin e saj ta dërgojmë në një qendër duke u lidhur me shërbimin social në Nancy’- u shpreh emigrantja e prekur nga lotët e nënës së të riut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.