Në këto orë kur demokratët po përgatisin statutin dhe aktin e themelimit për t’i depozituar në gjykatë, mësohet se vendi i takimit është një studio muzikore e Arben Skënderit pranë Liqenit Artificial.
Arben Skënderi nuk është një emër i panjohur. Ai është një nga muzikantët më të njohur, ndërkohë sikurse shihni edhe nga këto foto të siguruara nga tirananews.al, në studion e tij kanë regjistruar këngët e tyre edhe shumë emra të njohur që nga Ardit Gjebrea e deri te Kastriot Tusha.
Por Skënderi ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së PD, ndëkrohë që kur u bënë zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, ai do të dorëhiqej nga kandidimi duke e cilësuar garën false. /tirananews.al







