Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëzimi i financave “shpëton” administratën nga gjobat. Rritja e pagave, rastet kur nuk do të aplikohen sanksionet

17:54 / June 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
finance strategjia 751x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e pagave në sektorin publik, e cila ende nuk është reflektuar në listëpagesa, ka sjellë vonesa në dorëzimin e tyre nga administrata publike, institucionet vendore si dhe ato kushtetuese.

Për të shpëtuar entet publike nga gjobat tatimore që parashikon ligji në fuqi, Ministria e Financave, ka miratuar një ndryshim në udhëzimin për “Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, “gjobat për deklaratë  të  pasaktë  dhe  pagesë të vonuar të detyrimeve për shkak të ndryshimit të listëpagesave dhe gjobat për deklarim të vonuar të formularëve të të punësuarve për herë  të parë, atyre rishtazi, si dhe të larguarve nga puna, nuk  aplikohen për organet e qeverisjes  qendrore apo vendore, institucionet kushtetuese dhe institucionet e tjera që financohen nga buxheti  i shtetit, në rastet e: zbatimit  të  një  akti  ligjor apo nënligjor  me efekte prapavepruese; zbatimit  të  një  vendimi  gjykate  të  formës  së prerë; zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë; vonesave në nxjerrjen apo dërgimin e vendimeve  të  emërimit  të  punonjësve  nga  organet që kanë këtë të drejtë. Referuar udhëzimit në fjalë, në këto raste,  gjobat ndaj organeve të  përcaktuara më lart nuk zbatohen pasi  deklarimet apo ndryshimet e listëpagesave me vonesë nuk kanë ardhur për shkak të veprimit apo mosveprimit të këtyre institucioneve.”

Sipas ligjit në fuqi, tatimpaguesi, i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar në ligj shumën e detyrimit tatimor, ose të kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, apo dorëzon një deklaratë të pasaktë, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 0.06 % të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.