Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pranga 45-vjeçarit, shpërndante kokainë në zona të ndryshme në Tiranë

08:59 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar A.H, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në zona në ndryshme në Tiranë. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan arma e gjahut dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 45-vjeçarit, gjatë kontrollit në banesë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Blue avenue”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vihet në pranga një 45-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë.

Sekuestrohen arma e gjahut dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 45-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Blue avenue”. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, 45 vjeç, banuese në Kamzë.

Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.