Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

15 të vdekur në Iran nga pijet alkoolike artizanale

22:57 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alkool
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur nga helmimi prej alkoolit në Iran pas konsumit të pijeve artizanale alkoolike, raportonin sot mediat shtetërore teksa fatkeqësisht numri i incidenteve të tilla është raportuar në rritje.

“Deri tani 15 njerëz kanë vdekur dhe 180 të tjerë janë prekur nga helmimi ose shtruar spital,” tha Hossein Fazeli Harikandi, gjyqtar i provincës Alborz, ku ndodhën helmimet, sipas agjencisë shteterore IRNA.

Shumica e të shtruarve kanë dalë tashmë nga spitali por disa prej tyre kanë humbur shikimin dhe disa të tjerë kanë pësuar dializë prej dëmeve në mëlçi. Irani ka ndaluar prodhimin dhe konsumin e alkoolit që prej revolucionit islamik të vitit 1979 por konsumi ilegal vijon në mënyrë të fshehtë.

Kjo ka bërë që tregtia e pakontrolluar e këtyre pijeve të lulëzojë në tregun e zi, ku shpesh gjen produkte me alkoolin e lirë industrial metanol, në vend të etanolit të përdorur në produktet e ligjshme, shkruajnë mediat.

Autoritetet në provincën Alborz thanë se kanë arrestuar gjashtë njerëz dhe kanë sekuestruar më shumë se 6,000 litra alkool nga një fabrikë kozmetikësh, shtoi zëdhënësi Harikandi.

Instituti i mjekësisë ligjore të Iranit tha sot se 644 njerëz kanë vdekur nga konsumi i pijeve ilegale të alkoolit vetëm këtë vit, në një rritje prej 30% për të njëjtën periudhë në krahasim me 12-muaj më parë.

Në maj 2022, tetë njerëz u raportua se humbën jetën në Bandar Abbas pas konsumit të pijeve të pakontrolluara alkoolike.

iran pije alkoolike te vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.