Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Guvernatori Gent Sejko: Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë

10:16 / June 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent sejko
????????????????????????????????????
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ndryshimet klimatike që përbëjnë një kërcënim serioz në për mirëqenien e njerëzve dhe për shëndetin e planetit tonë, ndikojnë edhe në ekonominë e vendit. Sejko shton se për vitet 2022-2024 është vendosur të monitorohen rreziqet klimatike ndaj mjedisit ekonomik dhe financiar ku operon Banka e Shqipërisë.

“Përmes aktiviteteve të tij, CEF ka kontribuar në arritjen e qëllimeve të axhendës 2023 për zhvillim të qëndrueshëm duke promovuar institucione efektive të përgjegjshme dhe të përfshira në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim serioz për mirëqenien e njerëzve dhe për shëndetin e planetit tonë. Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë tonë në të gjitha nivelet duke prekur të gjithë aktorët ekonomikë në të gjithë territorin e vendit. Kjo sfidë e madhe kërkon një përgjigje të përbashkët nga të gjithë aktorët e ekonomisë, duke përfshirë këtu edhe Bankën e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë është e përkushtuar për të kuptuar dhe trajtuar pasojat ekonomike dhe financiare të ndryshimeve klimatike dhe kalimin në një ekonomi me emetim neto zero. Ndarja e njohurive, praktikat, diskutimet, trajnimi i stafit dhe edukimi i publikut janë të rëndësishme në këtë proces dhe BSH do të vazhdojë t’i dedikojë burime të mjaftueshme studimit të efekteve të klimës në stabilitetin financiar. Për vitet 2022-2024 kemi vendosur të monitorojmë rreziqet klimatike ndaj mjedisit ekonomik dhe financiar ku operon Banka e Shqipërisë.

Si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, vlerësoj rëndësinë e diskutimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes në nivel ndërkombëtar për të adresuar sfidat që paraqesin ndryshimet klimatike dhe tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrueshme. Për këtë arsye, ne kemi zhvilluar partneritete të shumta kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, për të vlerësuar dhe menaxhuar ndikimin ekonomik dhe financiar të ndryshimeve klimatike. Në këtë kontekst, vlerësoj bashkëpunimin tonë me CEF-in, anëtarësimin tonë në NGFS (Netëork for Greening the Financial System) që nga viti 2020, si dhe bashkëpunimet tona të ndryshme me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Qeverisë Zvicerane (SECO), Iniciativën e Vjenës, Bankën Botërore (FinSAC), dhe shumë të tjerë.

Sfidat me të cilat jemi përballur janë të shumta, komplekse dhe shumëdimensionale, shpesh të ndërvarura prej njëra-tjetrës. Jam i vetëdijshëm që ndryshimi nuk do të ndodhë brenda një nate, por le të jemi optimistë. Sot, duke e nisur këtë Konferencë të Nivelit të Lartë, dua të theksoj rëndësinë e financës së gjelbër jo vetëm si një përgjigje ndaj sfidës globale të ndryshimit të klimës, por edhe si një mjet për të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe financiar”.

Gent Sejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.