Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në garë kundër Bashës? Alibeaj: Unë e kalova me sukses sfidën time, pasi mbajta gjallë PD-në

11:12 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 92
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, janë kandidatët që do të përballen për të qenë kryetar i ri i PD-së së vulës. Enkelejd Alibeaj, i pyetur nga gazetarët se përsë nuk është pjesë e garës, ai tha se sfidën e vet e kaloi me sukses dhe që mbajti gjallë PD-në. “Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet”,-tha Alibeaj.

I pyetur se përse shumica e grupit parlamentar demokrat punoi për të sjellë sërish Lulzim Bashën në krye të PD-së, që ka dorëzuar kandidaturën për të drejtuar sërish partinë, Alibeaj tha se “deputetët janë shpirtra të lirë”. Në deklaratën e tij, ruajti tonet e qeta, duke u shprehur se “kjo është shenjë e mirë që do të tregojë se demokratët do të vlerësojnë vetë procesin”.

“Partia nuk është grupi parlamentar. Grupi parlamentar është pjesa më e përzgjedhur e partisë që ka një mision. Nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procesin organizativ të partisë. Çdokush ka të drejtën të bëjë zgjedhjen e tij. Nuk është çështje numrash, është çështje vlerash. A nuk do të ishte një shenjë e mirë që t’ia lemë demokratëve ta vlerësojnë në një proces të ndershëm dhe të barabartë. Ne kemi një detyrë si PD, që zëri i secilit prej tyre të dëgjohet”.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.