Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Afati i vendosur nga MAS: Regjistrimi për fëmijët e klasës së parë vijon deri në datën 30 qershor

15:40 / June 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Regjistrimi klase e pare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ndërsa procesi i regjistrimit të fëmijëve që do të ndjekin klasën e parë gjatë vitit të ri shkollor ka nisur në portalin “e-albania”, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konfirmuar pak minuta më parë edhe afatin deri kur do të vijojnë regjistrimet.

Sipas një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, bën me dije se aplikimi online për regjistrimin mund të bëhet deri në datën 30 qershor.

“Tashmë prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Afati për këtë shërbim online është data 30 qershor 2023 dhe të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë do të mbështeten nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:[email protected]”, shkruan ministrja Kushi në facebook.

Duke bërë aplikimin online në portalin qeveritar, brenda pak minutash prindërit do të mund të zhvillojnë procedurat për regjistrimin e fëmijës në klasë të parë. I vetmi dokument që do të kërkohet gjatë plotësimit të aplikimit është ai i kujdestarisë ligjore që duhet vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore.

Risi këtë vit në regjistrime do të jetë edhe ulja e moshës së pranimit të fëmijëve që do të mund të ndjekin klasën e parë. Konkretisht, referuar ndryshimeve të bëra në ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2023-2024 në klasën e parë do të mund të regjistrohen edhe fëmijët të cilët moshën 6 vjeç do ta mbushi deri në datën 31 dhjetor të këtij viti. Ky rregull nuk është me detyrim. Do të jenë vetë prindërit ata që do të vendosin nëse do të vendosin për dërgimin e fëmijës në klasë të parë edhe pa mbushur moshën 6 vjeç.

Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga njësia vendore e arsimit parauniversitar do të respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë”, sqarojnë autoritetet e dikasterit të Arsimit.

Procedura që duhet të ndiqni:

Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar www.e-albania.al.
Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë” dhe klikoni butonin “Përdor”.
Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijë
Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”
Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi ka adresën e banimit në një nga rrugët që mbulon institucionin arsimor dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesë
Në qoftë se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin
Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit.
Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.
Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.