Pas vitesh kërkimesh dhe testesh rigoroze, mishi i pulës i rritur në laborator do të jetë zyrtarisht pjesë e sistemit ushqimor amerikan.
Për herë të parë, rregullatorët amerikanë miratuan të mërkurën shitjen e pulës së bërë në laborator, duke lejuar dy kompani në Kaliforni të ofrojnë mish “të rritur në laborator” në tavolinat e restoranteve të vendit dhe në raftet e supermarketeve.
Departamenti i Bujqësisë i dha dritën jeshile Upside Foods and Good Meat, firmat që kishin garuar për të qenë të parat në SHBA për të shitur mish që nuk vjen nga kafshët e thera apo sic quhet ndryshe “e kultivuar me qeliza”.
Ky veprim nis një epokë të re të prodhimit të mishit që synon mos dëmtimin e kafshëve dhe reduktimin drastik të ndikimeve mjedisore të kullotjes, rritjes së ushqimit për kafshët dhe mbetjeve të tyre.
Kompanitë morën miratimet nga inspektimet federale të nevojshme për të shitur mish dhe shpendë në SHBA.
Veprimi erdhi disa muaj pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) gjykoi se produktet janë të sigurta për t’u ngrënë.
Mishi i kultivuar rritet në rezervuarë çeliku, duke përdorur qeliza që vijnë nga një kafshë të gjalla, një vezë e fekonduar ose një bankë e veçantë qelizash të ruajtura.
Në nivel global, më shumë se 150 kompani janë duke u fokusuar te mishi i qelizave, jo vetëm mishi i pulës, por dhe i derrit, qengji, peshku dhe viçi, që shkencëtarët thonë se ka ndikimin më të madh në mjedis citon NewYorkPost.
