Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën mbi 300 emigrantë

16:47 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

350 pakistanezë ishin në bordin e anijes për peshkim, e stërmbushur me emigrantë, e cila u fundos në Greqi, më 14 qershor.

Ministri Khan tha se shumë prej tyre janë të zhdukur dhe mund të kenë vdekur në një nga incidentet më vdekjeprurëse në Detin Mesdhe.

Khan u tha deputetëve në Parlament se rreth 700 emigrantë ishin në anije, kur ajo u fundos më 14 qershor.

Vetëm 104 persona, përfshirë 12 pakistanezë, u shpëtuan dhe 82 trupa u nxorën.

Khan theksoi drojën se shumë nga pakistanezët e zhdukur kanë vdekur.

“Deri më tani, 281 familje kanë kontaktuar me qeverinë duke thënë se djemtë ose të dashurit e tyre mund të kenë qenë në mesin e atyre që ishin në anije”, tha ai.

Aktualisht, zyrtarët po mbledhin mostra të ADN-së nga njerëzit që thonë se anëtarët e familjes së tyre ishin në anije, për të ndihmuar në identifikimin e trupave.

Gjithashtu, Qeveria nisi aksionin kundër trafikantëve të qenieve njerëzore që organizuan udhëtimin për pakistanezët, me një anije peshkimi, shumë prej të cilëve kërkonin punë në Evropë.

Policia deri më tani ka arrestuar së paku 17 të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Zyrtarët thonë se viktimat u paguanin kontrabandistëve nga 5,000 deri në 8,000 dollarë për udhëtimin.

Shumë nga pakistanezët e zhdukur janë nga provinca lindore më e populluar e Punjabit dhe qytetet e largëta në Kashmir, nga rajoni i kontestuar në Himalaje, i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.

Pakistani po përjeton një nga krizat e tij më të rënda ekonomike, me inflacion deri në 45 për qind në muajt e fundit, ndërkaq shumë të rinj kanë rrezikuar rrugën e tyre drejt Evropës, për të gjetur punë më të mira./ Rel

300 emigrantë Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.