Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

TABELAT/ Në Shqipëri po zhduken lopët dhe delet, rezistojnë gomerët, derrat dhe qentë

17:02 / June 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GOMERE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blegtoria duket se ka marrë një goditje të fortë gjatë viteve të fundit duke bërë të ulet ndjeshëm numri i lopëve, deleve, dhive dhe gjithçkaje tjetër përveç njëdhundrakëve, të cilët vijojnë të rezistojnë.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, numri i bagëtive vijon me ulje të ndjeshme që prej vitit 2017, ndërsa kulmi është arritur gjatë tre viteve të fundit.

Në fund të vitit 2020 Shqipëria numëronte 363 mijë krerë gjedhë, por viti 2022 është mbyllur me 298 mijë ku më të goditurat janë lopët, numri i të cilave është ulur ndjeshëm duke zbritur në 261 mijë në fund të vitit 2022.

unnamed file

Numri i gjedhëve 2010-2022. Burimi INSTAT

Për dramatike paraqitet situata sa i përket të leshtave, ku viti 2020 u mbyll me 1 558 000 të tilla, ndërsa në fund të vitit 2022 numri ka pësuar një rënie dramatike duke zbritur në 1 372 000.

Në rënie të lirë, por me ritme disi më të përmbajtura janë të dhirtat, të cilat kanë pësuar një tkurrje me -50 mijë nga 2020 në 2022.

dele1 768x464 1

Shqipëria ndërkohë numëron 1.1 milionë shpendë më pak në fund të 2022 krahasuar me vitin 2020, ndërsa për çudi ka filluar edhe rënia e numrit të derrave, i cili më parë ka qenë në një ritëm rritës. Megjithatë, rënia te derrat është më e vogël krahasuar me lopët, delet dhe dhitë.

Situata te njëdhundrakët paraqitet pak më e stabilizuar, ku rënia po ndodh me ritëm më të ulët krahasuar me kafshët e tjera.

Prodhimet bujqësore

Rënia e numrit të kafshëve shtëpiake ka tkurrur ndjeshëm edhe prodhimin blegtoral gjatë tre viteve të fundit. Nga rreth 1 milionë don qumësht që prodhohej në 2020, i cili po ashtu paraqitet me rënie krahasuar me vitet e mëparshme, në fund të vitit 2022 Shqipëria prodhoi 970 mijë ton qumësht; nga 150 mijë ton mish në 2020 në fund të vitit 2022 është prodhuar rreth 140 mijë ton dhe nga 861 milionë kokrra vezë në 2020, në fund të vitit 2022 janë prodhuar 766 milionë kokrra.

Goditja duket mjaft e rëndë në blegtori, e cila me gjasë do të vijojë të pësojë goditje për shkak të mungesës së politikave efektive të subvencionit si edhe largimit masiv të qytetarëve duke shitur ose therur kafshët.

Ndërkohë, tregu është mbushur me prodhime nga jashtë, dhe sidomos qumësht pluhur apo mish nga Brazili, të cilat na mbushin tavolinat çdo vakt.

Ndërkohë, vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të qenve si nëpër rrugë ashtu edhe në shtëpitë e qytetarëve si kafshë shtëpiake. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.