Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Situata e tensionuar në Rusi, Blinken bisedon me ministrat e G7-ës

16:10 / June 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BLINKEN 780x439 1 770x433 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha përmes një njoftimi në Twitter se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-ës dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian për të diskutuar mbi situatën në Rusi.

“Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, shkroi zoti Blinken në Twitter.

Gazetarja e BBC-së, Laura Kuenssberg njoftoi mbledhjen e komitetit të emergjencës së qeverisë britanike, njohur si Cobra, për të diskutuar mbi situatën në Rusi.

Gazetarja Kuenssberg intervistoi paraditen e së shtunës Kryeministrin britanik Rishi Sunak, i cili tha se do të bisedonte me të gjithë aleatët dhe i bëri thirrje të gjitha palëve të përfshirë në konflikt në Rusi që të shmangin lëndimin e civilëve.

Po ashtu, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë njoftoi se “ministrja Annalena Baerbock diskutoi mbi situatën me homologët e G7-ës”, dhe se është thirrur një takim i ekipit për menaxhimin e krizave në qeverinë e Gjermanisë, raporton VOA.

Përmes një deklarate, Kremlini njoftoi se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Presidenti Erdogan mbështeti veprimet e qeverisë së Rusisë ndaj rebelimit të grupit mercenar të armatosur Wagner”, thuhet në njoftimin e Kremlinit./ VOA

Anthony Blinken rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të premte

07:48 / June 5, 2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.