Përveç masës arrest me burg për Safet Gjicin, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasen Alma K., e cila shfaqej në video-skandalin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit.
Ndaj saj është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.
Ajo është marrë në pyetje të hënën e kaluar, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë, të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar për të realizuar videon.