Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Analiza e Andi Bushatit: Pse opozitës nuk i intereson shtyrja e zgjedhjeve. Kamikazëri pjesëmarrja, me lëmoshë të minutave të fundit

15:30 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andi bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Rama dhe zëdhënësi i tij më i zellshëm diplomatik, shefi i OSBE-së, kanë folur sot lidhur me mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve.

Kryeministri ka qenë i prerë, shtyrje nuk do të ketë. Ndërsa Bernd Borshard ka pyetur me ironi reporterët që i kanë zgjatur mikrofonin: “E ç’të mirë do të sillte shtyrja”?

Në fakt edhe pohimi i Ramës edhe ai i diplomatit, jetëgjatësia e të cilit varet nga projektet që i miraton qeveria, kanë diçka racionale. Sepse 30 qershori, si një datë tashmë e dekretuar nga Presidenti, do të kishte kuptim të ndryshohej vetëm me kushtin e pjesëmarrjes së opozitës në garën lokale.

Po a ka sot opozita mundësi të përfshihet në këtë garë, pasi ka djegur mandatet me arsyetimin se nuk zhvillohen dot zgjedhje të ndershme, të lira dhe të barabata me këtë kryeministër?

Një veprim i tillë do të ishte një kamikazëri politike e paimagjinueshme.

Sepse zgjedhjet në këtë vend nuk mund t’i shpëtojë, as ndonjë lëmoshë e minutave të fundit, as ndonjë garanci ndërkombëtare, apo premtimi se Gjushi në Durrës apo Lala në Elbasan u hoqën qafe, e aq më pak ndonjë kompromis për “lëshimin” e ndonjë qyteti të madh.

Nëse me largimin përfundimtar nga parlamenti, opozita pati si qëllim ta nxjerrë lakuriq regjimin e Ramës, nëse ajo u vetësakrifikua për të shërbyer si pasqyrë, ku njerëzit të shohin se të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm, ajo duhet t’i shkojë në eksterm kësaj rruge.

Pra t’i braktisë edhe zgjedhjet lokale. Ta lërë të shpërfaqet deri në fund parodia e një pushteti që do të garojë me vetveten, që do të bëjë sikur ndeshet me palaçot që ka krijuar vetë, e që do të kthejë në lolo vëzhguesit ndërkombëtarë që do të sillen sikur monitorojnë një garë të rregullt.

Pra, në këtë kuptim, ajo që opozitës i duhet më pak, është një shtyrje e datës së zgjedhjeve. Prandaj edhe Rama ka të drejtë kur deklaron me vendosmëri se 30 qershori nuk preket. Ai nuk mund të falë një gjë që, as nuk ia ka kërkuar kush, as nuk i duhet kujt.

Por edhe mbështetësi i tij, Broshard, nuk e ka gabim kur ngre dilemën se ç’do përfitohej nga zhvendosja e 30 qershorit. Këtu të gjitha palët bien dakord: E pse u dashkan bërë zgjedhjet detyrimisht me opozitën?/Lapsi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon Iranin: “Nëse më vrisni“, “1,000 raketa janë gati”, SHBA i vendos ultimatum për Ngushticën e Hormuzit

12:27 / July 11, 2026

Rama për koncertin e Kanye West: Nuk është shpenzim, por investim për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

12:16 / July 11, 2026

Aksident i rëndë në Mirditë – 16-vjeçari merr makinën pa leje, plagosen 6 të mitur, mes tyre një 12-vjeçare

12:02 / July 11, 2026

Ministri i Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

11:48 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.