Pas 12 ditësh të mbajtur peng në burgjet e Serbisë, Gjykata e Kralevës ka liruar tre policët e rrëmbyer në veri të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish kërkon që Serbia të qortohet. Ai shkruan se rrëmbimi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe Serbia do duhet të mbajë përgjegjësi.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”,-thotë Kurti.
