Një shqiptar është arrestuar këtë të hënë në Itali, pasi u kap në flagrancë me doza droge gati për shitje.
Në pranga ka rënë një 25-vjeçar shqiptar me banim në Crevoladossola. I riu u ndal nga karabinierët për një kontroll rrugor, ku u zbulua se kishte mbi një kilogram kokainë me 98 doza të paketuara dhe gati për shitje.
Pas kontrollit rrugor, karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e shqiptarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 3800 euro cash dhe një peshore precize, të cilën dyshohet se e përdorte për të ndarë dozat e kokainës.
