Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga ku po importohen makinat që vijnë në Shqipëri?

18:03 / June 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kolaudimi i makinave 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Makinat që po vijnë nga Korea e Jugut po fitojnë terren në Shqipëri, megjithatë vendin e parë vazhdojnë ta mbajë dy vende euriopiane, Italia dhe Gjermania.  Të dhënat nga Open data të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, tregojnë se në muajt Janar- Maj të këtij viti gjithsej janë regjistruar 26.855 mjete, nga 22.461 janë vetëm autovetura.

Ndërkohë në të njëjtat të dhëna raportohet se muaji maj mban numrin më të lartë të regjistrimit të mjeteve për herë të parë duke arritur në 6915 mjete të regjistruara.

Por cili është shteti i origjinës së mjeteve tëregjistruara në Shqipëri?

Nga të njëjta të dhëna, Italia është shteti i parë që importohen më shumë mjete duke arritur në shifrën e 6127 mjeteve të regjistruara në 5 muaj. Gjermania zë vendin e dytë me 5899 mjete, më pas Zvicra 2852 mjete.

Duke qenë se janë shtete më pranë Shqipërisë, e transporti i tyre është më i aksesushëm, por shifrat tregojnë që Korea e Jugut ka zënë vendin e katërt përsa i përket importit të mjeteve, duke arritur në 1770 të tilla e duke lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të pestë. E për mjetet që importohen nga SHBA janë regjistruar 1252 në 5 muajt e parë.

Referuar drejtorive rajonale, kryeqyteti zë vendin e parë mjetet e regjistruara për herë të parë, më pas Durrësi, Fieri dhe Gjirokastra është qyteti i fundit që regjistron më pak mjete.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrogor publikon udhëzimet për mjetet që nuk lejohen të importohen. Së pari janë autovetura me 0 kilometër që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim  në asnjë shtet tjetër e që nuk përmbushin kategorinë Euro 5.

Së dyti autovetura të përdorura të cilat nuk përmbushin kategorinë Euro 4 të BE, dhe së fundmi atom jete të cilët nuk përmbushin kategorinë mjedisore Euro 3 dhe që nuk janë të prodhuar më shumë  se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.