Është gjetur trupi i pajetë i 46-vjeçarit që u raportua i humbur teksa po punonte tokën buzë lumit Shkumbin.
Viktima është Blerim Preçi, i cili dyshohet të jetë mbytur teksa po përpiqej të kalonte në krahun tjetër të lumit.
Në operacionin për gjetjen e trupit të tij u përfshinë edhe polumbarët e Repartit Special RENEA.
