Europa ka hartuar një plan të ri ku synohet rrija dhe fuqizimi i Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i këtij plani të bërë me dije nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është afrimi i këtij rajoni sa më shumë e Bashkimin Europian.
Këtë plan presidentja e KE-së e ka ndarë edhe gjatë takimit të sotem me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Bruksel. Presidentja e KE-së e ka cilësuar takimin me Ramën si “shumë të mirë”, ku padyshim është diskutuar edhe për integrimin e vendit në familjen e madhe europiane.
“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam për progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan Ursula von der Leyen.
Very good meeting with @ediramaal.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023
We discussed the progress on Albania's EU accession path and our new Growth Plan for the Western Balkans.
This will bring the region and the EU closer together, and boost prosperity in our partners. pic.twitter.com/B9Tou0EKTW