Gjetja e një dhome në hotelet e Sarandës, do të jetë e vështirë këtë verë. Afro 90% e strukturave akomoduese, rezultojnë të prenotuara për të gjithë sezonin.
Kryetari i Shoqatës së operatoreve turistik, Arben Çipa, thotë se ky vit pritet të shënojë numër rekord vizitorësh në qytetin bregdetar.
Vetëm nga Korfuzi vijnë çdo ditë në Sarandë mbi 1 mijë turistë.
Italianët janë ata që i qëndrojnë besnikë bregdetit të Jonit. Përveç hoteleve preferojnë edhe akomodimin në apartamente.
Por jo vetëm për Sarandën, ky sezon pritet të jetë i mbarë për gjithë vendin.
Sipas të dhënave të INSTAT deri në maj, Shqipërinë e kanë vizituar rreth 2.4 milionë tursitë.
