Policia e Korçës ka vënë në pranga Joan Dudën, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
38-vjeçari kishte përgatitur lëndën narkotike gati për shitje.
Janë sekuestruar dozat e kokainës, mjete për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara, 38-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa mjete (gëshërë dhe qese plastike) që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe me shuma parash në valuta të ndryshme të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kokainës”, thuhet në njoftimin e policisë.