Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrstohet 19-vjeçari, theu “arrestin e shtëpisë” dhe qëlloi në ajër me kallashnikov

11:04 / June 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KALLASHNIKOV 2 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë një 19 vjeçar, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa dhe qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç. Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M. ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi i plotë

Vorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7 operacioni policor i koduar “Lake”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa, dhe qëlloi në ajër me armë zjarri kallashnikov, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Procedohet penalisht një i mitur 15 vjeç. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lake”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit 19 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Vorë. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç. Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M. ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.