Policia në Barcelonë ka zhvilluar një operacion në një banesë dykatëshe, brenda të cilës po kultivoheshin me anë të llambave 800 bimë kanabis.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, policia arrestoi dy shqiptarë, ndërsa theksohet se bastisja ishte pjesë e një rutine pothuajse ditore në rajonin e Katalonjës për të goditur prodhimin e paligjshëm të marijuanës.
“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen të vijnë këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase, duke vënë në dukje se të huajt, kryesisht nga vende të tjera në Evropë, Maroku dhe Amerika Latine, llogariten rreth 60% e arrestimeve vitin e kaluar.