Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shefi i NATO-s: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga rritja e mëtejme e tensioneve

18:32 / June 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stoltenberg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund t’i përshkallëzojë më tej tensionet mes tyre.

Stoltenberg kërkoi nga dy vendet që t’i kthehen “menjëherë” dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Dialogu, tha ai, është e vetmja rrugë përpara.

Sipas një njoftimi në ueb-faqen zyrtare të NATO-s, Stoltenberg i bëri komentet në një takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, të mërkurën në Bruksel.

Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje janë vendosur në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Tensionet kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Ka pasur, po ashtu, raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera.

Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar, por komuniteti ndërkombëtar ka hedhur përgjegjësinë kryesisht mbi Kosovën.

Bashkimi Evropian është duke kërkuar prej saj që të mbajë zgjedhje të reja lokale në veri, si dhe ta tërheqë policinë speciale nga ajo zonë. Nga Serbia, në anën tjetër, kërkon që të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet e mundshme lokale.

Serbët në veri i kanë bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë kryetarët shqiptarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Udhëheqësit e Kosovës janë shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve, por, siç kanë thënë, brenda kornizave ligjore të shtetit.

Stoltenberg foli edhe për Kosovën edhe më 22 qershor, kur tha se situata aktuale “është dëshmi se në këtë shtet, është e rëndësishme prania e misionit paqeruajtës të aleancës, KFOR”.

Nga muaji i kaluar, NATO-ja rriti praninë në Kosovë për disa qindra ushtarë./ Rel

Kosova Serbia stoltenberg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.