Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Pres dorëheqje masive”, Rama paralajmëron rritje të konsiderueshme pagash për Kadastrën

12:20 / June 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama edi 1 770x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ‘spastrime’ nga Kadastra si dhe rritje të konsiderueshme pagash për këtë institucion.

Gjatë fjalës së tij ai bëri thirrje për aplikime profesionistëve që të aplikojnë në Kadastër.

“Krim të madh kanë bërë AMTP-të, për toka bujqësore, për shkëmbinj e shkrepa e ujin e detit. Nuk është se nuk kanë ndodhur edhe më pas. Kanë parë detin të kufizuar si pronë e patundshme. Që mos të them se letrat që janë rrugëve, në formën e kërkesave dhe njohjeve, stërnjohjeve, janë dyfishi i sipërfaqes së Shqipërisë, e pretendimet për pronë janë 421 mijë metra katrorë. Ndaj mbi një pronë gjen 3 palë pronarë. E gjithë kjo është si kapje dorë përdore të xhelatit me viktimën. Historia që një njeri kërkon titullin e pronësisë, që duhet të kërkojë xhelatin dhe të dy dorë për dore ecin, dhe xhelati thotë duhet dhe kjo…po ti e ke parasysh se mi kërkon ai i gjati më lartë, është dhe ky dhe pronari i rrugës kthehet në viktimë, mbaron! Ju ftoj të gjithëve ta provoni dhe do ta ndjej dhimbjen tuaj ku të arrini të gjeni se ku mund të kapet një pronë. Sot jam i çliruar. Është revolucion i jashtëzakonshëm. Pres dorëheqje masive nga Kadastra. Drejtorja e ka shumë të qartë; punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankier dhe jo banakier. Mos bëni më asnjë ndërhyrje për askënd. “Ky na ka sjellë aq vota, se ai na ka dhënë triumfin, etje”, këto nuk funksionojnë. E dyta janë; pagat. Rritja e pagave të Kadastrës do të jetë e konsiderueshme. Dua t’i bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që kërkon Kadastra, që të aplikojnë, pasi realisht janë të domosdoshëm. Brenda Kadastrës ka njerëz që ia dinë punën. Shpresoj që një pjesë e tyre të mbetet. Kush do të ikë do të jetë më i falënderuar që po shpëtojmë prej tij.

9 drejtorë Kadastre janë ndërruar në Vlorë deri ditën kur i numërova, pastaj hoqa dorë nga numri dhe si deputetë i këtij qarku duke u konsultuar me të gjithë. Njëri më problem se tjetri. Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull Kadastrës së Vlorës si ujqerit si preh, ikni se nuk ka më Kadastër për ju. Askush aty brenda nuk ju ndihmon më. Jemi të gjithë këtu përgjegjës kryesorë për këtë situatë. Në këtë rast ka qenë rasti më evident ku kam kuptuar se nuk ka pushtet njeriu që bën punën dixhitalizimin. S’ka më punë as krushku as partia. Besoj se kjo është një ditë shumë e mirë.”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.