Vala e të nxehtit ekstrem në Meksikë ka shkaktuar edhe viktima. Mbi 100 persona raportohet se kanë humbu jetën dy javët e fundit për shkak të temperaturave të larta, të cilat shkuan deri 50 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.
Një valë e nxehtë trejavore ka detyruar autoritetet të pezullojnë mësimet në disa zona. Më shumë se dy të tretat e vdekjeve kanë ndodhur në javën 18-24 qershor, ndërsa pjesa tjetër javën e kaluar, sipas ministrisë së Shëndetësisë.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar vetëm një vdekje e shkaktuar nga i nxehti. Pothuajse të gjitha vdekjet i atribuohen nxehtësisë dhe disa dehidrimit.