Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Ëmbëlsirë më biskota dhe çokollatë, e thjeshtë dhe me pak shpenzime!

19:08 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
embbbb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përbërësit: 1 pako me biskota petit beure të thjeshta, 1 pako me biskota petit beure me kakao, 1 litër qumësht, 2 lugë gjelle miell gruri, 3 lugë gjelle niseshte, 1 gotë të uji sheqer, 1 pako sheqer vanilje, 1 lëvore portokalli të grirë në rende.

Për lyerje: 1 gotë qumësht, 1 çokollatë kuzhine (çokollatë e zezë), 1 çokollatë milka ose çfarë të doni.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 1 litër qumësht dhe e vendosim në zjarr, më pas tek qumështi shtojmë 2 lugë gjelle miell gruri, 3 lugë gjelle niseshte, 1 gotë të ujit sheqer dhe e përziejmë këtë masë mirë me tel kuzhine për disa minuta deri sa të fitojmë një krem të trash.

Më pas sa është ende kremi në zjarr, shtojmë 1 pako sheqer vanilje, një lëvore portokalli të grirë në rende pastaj e përziejmë kremin edhe për pak minuta më pas e largojmë nga zjarri. Më pas e marrin një tepsi në formë katrore ku do ta vendosim ëmbëlsirën (është mirë të përdorni të tillë siç e shikoni në video).

Më pas në tepsi rendisim një rend biskota petit beure të thjeshta të cila i kemi zhytur paraprakisht në qumësht, pastaj sipër biskotave shtojmë pak nga kremi i përgatitur më parë. Më pas sipër kremit shtojmë një rend me biskota me kakao dhe përsëri sipër biskota shtojmë kremin.

Përsëri shtojmë dhe një rend biskota të thjeshta sipër kremit të cilat gjithmonë i zhytim paraprakisht në qumësht dhe më pas përsëri sipër biskotave hedhim pak nga kremi i përgatitur. Krejt në fund rendisim edhe një rend biskota me kakao dhe sipër biskotave shtojmë të gjithë kremin e mbetur duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e biskotave.

Më pas marrim një enë kuzhine (tigan apo tenxhere) shtojmë një gotë qumësht, 1 çokollatë kuzhine (çokollatë e zezë) dhe një çokollatë milka apo çfarë të doni që ta kombinoni me çokollatën e zezë dhe e shkrijmë për pak minuta duke e përzier me tel kuzhine apo me lugë.

Ëmbëlsirë sipër e lyejmë me çokollatë të shkrirë, e lëmë të ftohet për 1 orë më pas e presim në copëza katrore siç e shkoni në video dhe e dekoroni sipër me copëza çokollatë të bardhë apo me çfarë do që keni dëshirë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.