Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

ERGA/ Krasniqi: Fenomenet kapërcejnë kufijtë zyrtarë të Unionit. Instrumente të njëjtë e zgjerim i bashkëpunimit të Rregullatorëve

10:37 / July 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eb085c05 03ae 409a a227 c61f52f16740 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19 Plenare e ERGA-s, (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive). Drejtues të nivelit të lartë të organeve kombëtare rregullatore të pavarura në fushën e shërbimeve audiovizive kishin në fokus rikonsiderimin e të gjithë kuadrit ligjor në përshtatje me dinamikat e zhvillimit të tregut mediatik.

Diskutantët prekën aspekte që lidhen me platformat dhe mediat sociale, që të garantojnë në radhë të parë një mjedis më të mbrojtur për të fëmijët, që ata të mos ekspozohen me pornografinë, dhunën, gjuhën e urrejtjes etj. Në vëmendje mbetet mosdëmtimi i shendetit të tyre fizik e mendor. Algoritmet dhe pajisjet elektronike nuk kanë dhe nuk duhet ta kenë të drejtën e lirisë së shprehjes, si një e drejtë njerëzore kjo, u tha gjatë punimeve të Asamblesë.

Vëmendje mori dhe procesi i rregullimit sa i takon influencuesve dhe vloggers, si një trend i ri i tregut, që duhet vendosur në hullitë ligjore. Drejtues nga rregullatorët e vendeve të BE-së prezantuan dinamikën e zbatimit në shtetet e tyre të Direktivës 2018/1808, sa i takon vloggerve dhe influencuesve, si pjesë kjo e rregullimit të video sharing platform (VSP).

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, u shpreh mes të tjerave në punimet e Asamblesë së 19 të ERGA-s, se: “AMA, si rregullator ka të gjithë vullnetin dhe kapacitetin për të përdorur të njëjtët instrumente që aplikojnë rregullatorët e 27 vendeve anëtare të BE-së”. Ajo adresoi një iniciativë, siç e përshkroi, “për forcimin e lidhjeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes rregullatorëve, në një kohë kur fenomenet me të cilat përballemi nuk i njohin kufijtë zyrtarë të Unionit”.

Punimet e Asamblesë u drejtuan nga Presidenti i ERGA Giacommo Lasorrella, që është President i Rregullatorit italian AGCOM. Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit kanë statusin e vëzhguesit në këtë strukturë.

4013e40f 2f9d 4337 9dd7 260dd93cacb9
b2007b2f 0c77 4f1b b73e 97ce4a76202c
baf13372 ef33 4646 8f54 f629e4ca8e5b
eb085c05 03ae 409a a227 c61f52f16740

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.