Ish-finalisti i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, ka bërë dje një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”.
Teksa u ka kërkuar fansave që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, ai nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje. E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Çfarë mendon për Luizin tani që je jashtë?”, e ka pyetur dikush.
Kristi ka vendosur që t’i përgjigjet shumë shkurt: “Asgjë nuk ka ndryshuar”, duke lënë të kuptohet se mendon njësoj sikur ka qenë brenda shtëpisë së BB VIP.

