Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masave të sigurisë për 45 të arrestuarit dy ditë më parë në Elbasan.
Kërkohet nga Prokuroria 37 arreste me burg, 5 në arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje.
Në një operacion që u mbështet dhe nga FNSH, u arrestuan 45 persona në Elbasan, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.
