Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndarë video nga ceremonia e martesës së vajzës së saj, Margerita Topalli, ku shihet teksa çifti del nga kisha.
Në videot e shpërndara në mediat sociale janë ndarë edhe momentet romantike mes çiftit nga dasma tradicionale shkodrane. Ata shihen duke kërcyer nën ritmet e muzikës qytetare shkodrane.
“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë. Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë”, shkruan Megi.
Megi Topalli dhe bashkëshorti i saj janë prindër të dy djemve.
