Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

600 mijë njerëz u skllavëruar nga holandezët, mbreti: Ka qenë poshtëruse dhe çnjerëzore

11:02 / July 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbreti holandez Willem-Alexander kërkoi zyrtarisht falje për përfshirjen e vendit të tij në tregtinë e skllevërve. Sipas vlerësimeve holandezët kanë skllavëruar rreth 600,000 vetë. Monarku 56-vjeçar tha gjatë një ceremonie në përkujtim të 150-vjetorit të heqjes së skllavërisë në kolonitë holandeze, se ndjehet “personalisht thellësisht i prekur”.

“Poshtëruese dhe çnjerëzore”

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në parkun Oosterpark të Amsterdamit, ku ndodhet monumenti kombëtar holandez kundër skllavërisë mbreti Willem-Alexander tha: “Sot qëndroj para jush si mbreti juaj dhe si pjesë e qeverisë dhe kërkoj falje nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit tim.”

“Nga të gjitha format e robërisë, skllavëria është më poshtëruesja dhe çnjerëzorja“, tha mbreti holandez. Kryeministri holandez, Mark Rutte, kishte kërkuar që dhjetor të vitit të kaluar zyrtarisht falje në emër të qeverisë për veprimet e dikurshme të shtetit holandez, duke e quajtur skllavërinë në ish-kolonitë e vendit si “krim kundër njerëzimit”.

Një nga fuqitë më të mëdha koloniale

Që nga shekulli i 17-të Holanda ishte një nga fuqitë më të mëdha koloniale. Gjatë më shumë se 200 vjetësh holandezët skllavëruan rreth 600,000 vetë, të cilët i dërguan me anije nga Afrika në Amerikën e Jugut dhe në Karaibe.

Rreth 75.000 prej tyre nuk i mbijetuan transportit, theksoi mbreti në fjalimin e tij. Mbretëria e Holandës ishte një nga vendet e fundit në Evropë, e cila e shfuqizoi zyrtarisht skllavërinë më 1 korrik 1863.

Vitet e fundit po shtohet ndërgjegjësimi se pasuria e qyteteve dhe muzeve holandeze i ka rrënjët në historinë koloniale të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.