Moti për këtë të hënë parashikohet me kthjellime, por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, që do jenë të përqëndruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit.
Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar.
Për shkak rrezatimit të fortë diellor kombinuar me lagështirën në ajër reshjet konvektive të kësaj periudhe në disa zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave të rrëmbyeshme. Këto reshje zakonisht shoqërohen edhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
