Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hagë, hapet zyra për hetimin e luftës në Ukrainë

09:05 / July 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës është hapur më 3 korrik në Hagë. Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë. Disa zyrtarët të lartë të ICPA-së do të mbajnë një konferencë për media më vonë gjatë ditës. Në këtë konferencë pritet të flasin prokurori i përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin, prokurori i ICC-së, Karim Khan, ndihmësprokurori i përgjithshëm amerikan, Kenneth Polite, dhe Komisionari i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders.

Thirrjet për krijimin e një tribunali special për Ukrainën janë shtuar sepse ICC-ja, gjykata për krime të luftës që po ashtu ka selinë në Hagë, nuk ka mandat për të hetuar krimin e gjerë të agresionit. ICC-ja po heton krime më specifike të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë dhe në mars lëshoi një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me supozimet për dëbimin e fëmijëve. Kievi po kërkon krijimin e një tribunali special që kur zbuloi qindra trupa pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti Buça, afër kryeqytetit ukrainas, në prill të vitit 2022.

Mbështetja ndërkombëtare për këtë ide është rritur dhe Komisioni Evropian në shkurt ka njoftuar për krijimin e ICPA-së. Brukseli ka thënë se kjo qendër ka “synimin kryesor të ndjekë penalisht përgjegjësit e pushtimit” të Ukrainës. Përfshirja e SHBA-së i ka dhënë më shumë fuqi përpjekjeve për krijimin e një trubunali special, pavarësisht faktit që Uashingtoni ende refuzon që të bëhet pjesë e ICC-së. /REL/

hage Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.